Kreu tre vjedhje brenda javës, arrestohet 33-vjeçari në Vlorë

schedule15:16 - 30 Maj, 2025

schedule 15:16 - 30 Maj, 2025

VLORË– Një 33-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës.

Ai akuzohet se gjatë javës së fundit vodhi në tre episode të ndryshme pajisje elektronike dhe sende me vlerë

  • Më datë 29.05.2025, në lagjen “Osman Haxhiu”, ka vjedhur 2 televizorë me vlerë 100 000 lekë, në një lokal.
  • Më datë 23.05.2025, në lagjen “Lirim”, ka vjedhur 2 televizorë, 3 laptopë dhe 2 celularë, në një zyrë.
  • Më datë 24.05.2025, në lagjen “28 Nëntori”, ka vjedhur nga një automjet, baterinë dhe disa pajisje polumbari, me vlerë rreth 30 000 lekë.

Autoritetet vijojnë punën për të dokumentuar raste të tjera vjedhjesh të dyshuara të kryera nga ky shtetas./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!