Kreu masakrën me 3 viktima në Tiranë, sot mbahet seanca gjyqësore për Dan Hutrën

schedule09:11 - 4 Mars, 2023

schedule 09:11 - 4 Mars, 2023

Këtë të shtunë, në orën 10:30 do të mbahet seanca gjyqësore për Dan Hutrën, autorin e masakrës së ndodhur disa ditë më parë në Tiranë, ku vrau 3 gra dhe plagosi 3 të tjera.

40-vjeçari do të njihet me masën e sigurisë. Përballë hetuesve, ai është treguar gjakë ftohtë dhe në asnjë moment nuk ka shfaqur pendesë për krimet e kryera.

Personi i parë që ishte në shënjestrën e Hutrës ishte Marjana Gurakuqi me të cilën pretendon se ka pasur lidhje intime 15 vite më parë dhe në të njëjtën kohë e akuzon për një borxh prej 80 mijë euro.

Dyshimet se ish-bashkëjetuesja e tij Elena Hysa e kishte tradhtuar dhe fëmija që kishte lindur nuk ishte i tiji, e shtynë Hutrën që të shkonte në banesën e e ish-bashkëjtueses për të vrarë atë dhe babain e saj. Atje qëlloi për vdekje Mevlute Hysën dhe Hasime Dafkun 30 vje e, ndërsa plagosi Elenën dhe nënën e saj.

Më tej, ka treguar se është larguar për të kryer një tjetër vrasje këtë radhë ndaj familjes së Vladimir Kurtit me të cilin është konfilktuar në qeli.

Në fund, ai ka rrëfyer për hetuesit se lëvizi me makinën që kishte marrë me qera drejt Kombinatit për të kryer edhe vrasjen e fundit.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!