Kreu marrëdhënie seksuale me një 20-vjeçare pa dëshirën e saj, ndalohet i riu në plazhin e Himarës

schedule11:38 - 19 Korrik, 2024

schedule 11:38 - 19 Korrik, 2024

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në plazhin e quajtur “Maraç”, në Himarë. Mësohet se 24-vjeçar ka kryer marrëdhënie seksuale me një 20-vjeçare pa dëshirën e vajzës.

“Komisariati i Policisë Himarë ndaloi shtetasin 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në plazhin e quajtur “Maraç”, Himarë, ka kryer marrëdhënie seksuale me një 20-vjeçare, pa dëshirën e saj”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, materialet iu referuan prokurorive, për veprime të mëtejshme./abcnews.al