Kreu i SPAK: Rekrutuam 32 oficerë të BKH në 2022, kjo strukturë është e plotë

schedule10:20 - 16 Mars, 2023

schedule 10:20 - 16 Mars, 2023

Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani ka raportuar për punën 1-vjeçare të këtij institucioni para Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP).

Gjatë fjalës së tij, Dumani u shpreh se në vitin 2022, u plotësua struktura e Byrosë Kombëtare të Hetimit, pasi u rekrutuan edhe 32 oficerë të tjerë.

“Në lidhje me rekomandimin e përmbylljes së vendeve vakante në SPAK, nënvizojmë se përgjatë vitit 2022 është përfunduar procesi i rekrutimit të 32 hetuesve të BKH, duke finalizuar plotësimin e kësaj strukture dhe me emërimin e 60 hetuesve pranë BHK. Pra, kemi një BKH që sa i takon numrit të hetuesve, është në numrin e saj të plotë dhe është efektive.

Sidoqoftë, vlen të nënvizohet se organika mbetet ende e paplotësuar, ku ka vende vakante për 3 prokurorë të posaçëm dhe 257 punonjës së administratës civile. Kujdes është treguar edhe lidhur me plotësimit të sektorëve, sidomos atyre të ekspertizës së hetimit financiar”, theksoi Dumani./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!