Kreu i policisë për Abc News: Si ndodhi tragjedia në Berat, varrimi me pjesëmarrje minimale

schedule10:36 - 7 Maj, 2020

schedule 10:36 - 7 Maj, 2020

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Berat. Pas një incidenti të rëndë të ndodhur në oborrin e shtëpisë kanë humbur jetën një i moshuar dhe dy nipër të tij.

Sipas asaj që foli policia për Abc News, në fillim në pus kishte hyrë i moshuari 75-vjeçar për ta pastruar, por më pas me qëllimin për ta shpëtuar të njëjtin fat pësuan edhe dy burrat e tjera që u fut pasi në thellësi ka mungesë të theksuar oksigjeni. Si pasojë e këtij incidenti kanë humbur jetën Gentian Golazhi, Neim Hoxha dhe Kamber Hoxha.

Duke folur për ngjarjen e rëndë, drejtori i policisë së Beratit, Hasan Ahmetaj sqaron:

“Plaku ka hyrë i pari 75-vjeç dhe pastaj kanë hyrë për ta shpëtuar djali dhe nipi për ta shpëtuar pa kuptuar se është mungesë totale oksigjeni! Pavarësisht përpjekjeve, të tre arritën në spital pa shenja jete! Është një rast fatkeq, ne do të ndjekim të gjitha procedurat ligjore, nesër do marrim masat e duhura për të respektuar edhe rregullat e COVID-19, Për të mos pasur fatkeqësi të tjera.”

Ahmetaj u shpreh gjithashtu se ceremonia mortore sipas rregullave mund të bëhet vetëm me dy persona të pranishëm, ndërsa nuk do të lejohet grumbullim i njerëzve për shkak të situatës të krijuar nga koronavirusi. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!