SPAK për ABC News: Meta jo në hetim. BKH, jo kontroll në shtëpinë e Ilir Metës

schedule12:30 - 18 Prill, 2024

schedule 12:30 - 18 Prill, 2024

Ish-presidenti Ilir Meta njëherazi edhe kryetar i partisë së Lirisë ditët e fundit ka hedhur një sërë akuzash dhe ka sulmuar ashpër Prokurorinë e posaçme. Nga ana tjetër SPAK deri në këtë fazë nuk e ka të rregjistruar emrin e Ilir Metës si person ndaj të cilit zhvillohen hetime. Spak konfirmoi për abc se deri më tani nuk është kërkuar në gjykatë masë shtrënguese apo ndonjë kontroll në banesën e çiftit Meta-Kryemadhi.

I vetmi kontrollderi më tani është ai i ushtruar në banesën e nënës së Monika Kryemadhit Fatime Kryemadhi ku janë sekuestruar 5 telefona celularë. Kontrolli është kryer pas një procedimi të rregjistruar më herët në lidhje me një kallëzim ku po verifikohet roli I Metës bashkë me atë të Monika Kryemadhit për fsheheje të ardhurash dhe pastrim Parash në lidhje me shumat e parave të disa ndërhyjrjeve estetike që çifti I bashkëshortëve kanë kryer jashtë Shqipërisë.

Më herët Meta është thirrur në prokurorinë e posaçme në lidhje me dosjen CEZ-DIA. Ai ka dhënë sqarime si peson që ka dijeni për një vepër penale, ndërsa dosja po hetohet nga drejtuesi i SPAK Altin Dumani dhe prokurori Arben Kraja.

Po kështu një tjetër verifikim që po kryhet nga Spak lidhet edhe me shumën e parave për lobimin e partisë lëvizjes socialiste për intregim për shumën prej 700 mijë dollarësh. Për të gjitha këto kallëzime janë rregjistruar procedime penale për të cilat spak po vijon ende verifikimet për të parë nëse ata kanë kryer apo jo ndonjë vepër penale.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!