Gazetari Flogert Muca deklaroi se ‘drejtësia është e kompleksuar’ nga kreu i PD Sali Berisha.
Gjatë intervistës në emisionin “Real Story” në ABC News, gazetari Muça tha se shteti i së drejtës në raport me opozitën ka rënë.
“Kur një kryetar partie del bën thirrje për luftë civile dhe nuk merret asnjë masë këtu nuk mund të flasim më për shtet të së drejtës. Sistemi është i kompleksuar nga doktori. Doktori është sot në proces gjykimi dhe për atë zotëri nuk flitet. Ai bën moral si gjithë të tjerët vetë ai është i dënuar politik, ka dhe aleatin Ilir Metën dhe Fatmir Mediun në të njëjtat kushte. Deputetët e tyre rrahin qytetarët militantët e tij djegin qytetin me molotov dhe nuk iu hyn gjemb në këmbë. Por kishte edhe një gaz tjetër që të digjte stomakun sot. Pjesa më e madhe sot kanë qenë viktima me dëshirë, të Gaz Bardhit”, tha ai.
/abcnews.al/


