Kreu i njësisë Novoselë: 15-20 familje në shtratin e Vjosës, kemi kërkuar të heqin bagëtitë

schedule10:43 - 8 Janar, 2021

schedule 10:43 - 8 Janar, 2021

Kryetari i njësisë administrative Novoselë Kanan Shakaj ka folur për mediat lidhur me situatën e krijuar nga reshjet në këto zona. Ai tha se janë rreth 15-20 familje në shtratin e lumit të Lushnjes ndërsa shtoi se janë njoftuar blegtorët që të heqin bagëtitë nga kjo zonë.

“Vjosa ka filluar që dje të rritet niveli. Ka një favor se deti nuk ka baticë. Sa morëm informacion nga Përmeti dhe Memaliaj dhe prurjet janë në nivele të vogla.  Nuk dimë si do vazhdojë dita e sotme.

Ne mendojmë se do të jetë në këto nivele. Kemi rreth 15-20 familje që janë në shtratin e lumit dhe kemi njoftuar blegtorët të heqin bagëtitë dhe mendoj që po nuk vazhduan reshje… nëse ka reshje të fuqishme edhe mund të rrezikojë”, tha Shakaj.

Ai deklaroi se shumë shpejt do të nisë puna për ndërtimin e argjinaturës. “Falë bashkisë së Vlorës, shumë shpejt, firma fituese është Tiranës. Me të rënë niveli do fillojë direkt nga puna për argjinaturën. Niveli është 6 e 60.  Në 7 e 30 është rrezikues. Në nivelin 7 do largojmë njerëzit. Banorët janë njoftuar. Kryetari i bashkisë ka ndjekur situatën”, u shpreh Shakaj. /mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!