Kreu i IAEA: Situata në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia nuk është përmirësuar

schedule14:59 - 29 Mars, 2023

schedule 14:59 - 29 Mars, 2023

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) Rafael Grossi tha sot se situata në termocentralin bërthamor Zaporizhia në Ukrainë nuk është përmirësuar dhe se luftimet në zonat afër janë intensifikuar, njoftuan agjencitë ruse të lajmeve.

Grossi mbërriti sot në termocentralin bërthamor në Zaporizhia, i vendosur në Ukrainën juglindore dhe që është në kontrollin e forcave ruse, si pjesë e përpjekjeve për të shmangur rrezikun e një incidenti bërthamor.

Moska dhe Kievi kanë akuzuar njëri-tjetrin për bombardimin e objekteve të centraleve bërthamore gjatë vitit të kaluar. Grossi po bën presion për një marrëveshje sigurie midis Ukrainës dhe Rusisë për të mbrojtur objektin.

/abcnews.al