Kreu i grupit të PS: Pse nuk u pranuan tri kërkesat e opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore

schedule11:39 - 19 Tetor, 2023

schedule 11:39 - 19 Tetor, 2023

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Bledi Çuçi, gjatë fjalës para gazetarëve tregoi arsyet se pse nuk janë pranuar kërkesat e opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare.

Ai tha se kjo është ndarë shumë mirë nga ana e Gjykatës Kushtetuese, e cila e ka ngritur një rregull që duhet zbatuar nga të gjithë.

Sipas Çuçit, PS nuk është kundër të drejtës së opozitës, që kërkon ngritjen e komisioneve parlamentare, por është shprehur kundër objektit të kërkesës.

“Nuk kërkohet konsensus duke hedhur një fletë dhe duke zaptuar dhe dhunuar Kuvendin. S’kanë të drejtë të zaptojnë institucionet me dhunë, jo ata, por askush. Sepse është një e drejtë e opozitës për të ngritur komisione hetimore, por siç ka thënë Gjykata Kushtetuese nuk është  e drejtë absolute. Kjo çështje, mosqenia absolute e kësaj të drejte lidhet ngushtësisht dhe vetëm me objektin e komisionit hetimor. Ne kemi trajtuar gjerësisht në Konferencën e kryetarëve duke sjellë vendime dhe interpretime të Gjykatës Kushtetuese se pse mënyra se si ata e kanë kërkuar nuk është në përputhje me ligjin dhe kushtetutën. Nuk jemi kundër kërkesës, por jemi vetëm kundër objektit. Gjykata Kushtetuese është shprehur shumë qartë në 2007, që në këtë rast, nuk legjitimohet me këto objekt ngritja e komisionit hetimor, pasi Kuvendi nuk mund të jetë një super-organ në Shqipëri dhe të suprimojë dhe të marrë kompetencat e institucioneve të tjera”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!