Kreu i BKH/ Nga Gledis Nano e Haki Çako në garë 13 kandidatë. SPAK publikon emrat

schedule12:03 - 10 Qershor, 2025

schedule 12:03 - 10 Qershor, 2025

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka publikuar listën për kandidatët që kanë shprehur interes për të drejtuar Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH)

Në kuadër të thirrjes së hapur për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), deri në afatin e vendosur nga Komisioni i Përzgjedhjes rezulton se kanë aplikuar 13 kandidatë.

Mes tyre vihet re se kanë shprehur interes dhe dy ish-drejtues të Policisë së Shtetit, përkatësisht Haki Çako dhe Gledis Nano.

-Andi Pogaçe, Prokuror Fier, aktualisht këshilltar në KLP
-Artur Beu, specialist i marrëdhënieve ndërkombëtare në Policinë e Shtetit.
-Astrit Halilaj, ish prokuror i Shkodrës
-Elton Kërluku
-Gentian Ndoi, aktualisht ai mban postin e drejtorit të krimit ekonomiko-financiar në Departamentin e Policisë Kriminale.
-Gentjan Shehaj, Drejtor në Drejtorinë e Kurrikulave dhe Kordinimit dhe Sigurimit të Cilësisë , në Akademinë e Policisë, në Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. (Ishte pjese edhe e gares per drejtor te Pergjithshem)
-Gledis Nano, ish Drejtor i Pergjithshem i Policise.
-Haki Çako, -ish Drejtor i Policise se Shtetit. Aktualisht Drejtori i Pergjithshem i Agjencise Kombetare te Mbrojtjes Civile,
-Joni Keta
-Maoricio Sheldija, inspektori i AMP-së (Agjencia e Mbikëqyrjes Policore).
-Marinela Pilinçi, oficer i policise giyqesore në Seksionin e Policise Gjyqësore te Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec.
-Miklovan Kanani
-Nevrus Ndregjoni, oficer i Policisë Gjyqësore të Seksionit tê Policisë Gjyqësore te Prokurori isë prane Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.

Puna e BKH-së:

Veprimtaria e Byrosë Kombëtare të Hetimit bazohet në një shërbim të specializuar të policisë gjyqësore që realizon parandalimin, zbulimin, hetimin, dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, nëpërmjet hetimit proaktiv, aplikimit të teknikave speciale të hetimit, aplikimit të sistemeve, databazës, analizës dhe inteligjencës, mjeteve të teknologjisë së informacionit si dhe forcimin e masave që synojnë rritjen e parametrave të sigurisë ne vend. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!