Kreu i agjencisë bërthamore së OKB-së konfirmon vizitën në centralin bërthamor në Kursk

schedule12:49 - 22 Gusht, 2024

schedule 12:49 - 22 Gusht, 2024

Kreu i agjencisë bërthamore të Kombeve të Bashkuara, Rafael Grossi, do ta vizitojë centralin bërthamor në Kursk të Rusisë javën e ardhshme, konfirmoi zëdhënësi i tij më 22 gusht.

Konfirmimi i kësaj vizite vjen në kohën kur që nga 6 gushti, Ukraina po zhvillon një ofensivë në rajonin rus të Kurskut.

“Mund të konfirmojmë [se vizita është planifikuar] për javën e ardhshme”, tha një zëdhënës i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, duke mos dhënë detaje të tjera.

Agjencia e OKB-së për energji bërthamore më 9 gusht i bëri thirrje Rusisë dhe Ukrainës që të tregojnë “përmbajtje maksimale” në mënyrë që “të shmanget një aksident bërthamor që do të mund të shkaktonte pasoja serioze radiologjike”, teksa luftimet janë duke iu afruar centralit.

Edhe zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, po ashtu njoftoi për këtë vizitë më 21 gusht.

Autoritetet ukrainase kanë thënë se kanë kapur dhjetëra vendbanime në rajonin e Kurskut, që gjendet në kufi me Ukrainën. /rel

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!