Me urdhër të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion është arrestuar Kreshnik Farruku.
Arrestimi i tij është bërë në Manzë te Durrësit, të shtunën, teksa ndodhej në masën e sigurisë arrest shtëpie të caktuar rreth një javë më parë nga Gjykata e Durrësit.
Ai do të qëndrojë i izoluar në ambientet e Policisë në Kryeqytet derisa pritet që të hënnë të dalë para GjKKO për t’u njohur me masën e sigurisë.
Ai dyshohet per veprat penale ‘Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Kreshnik Farruku (Budlla) njihet si kreu i klanit Farruku, i njohur për aktivitetet kriminale.
Kreshnik Farruku, një person i kërkuar nga autoritetet italiane, është vetëdorëzuar fillimisht rreth një javë me pare ne Policinë e Durrësit së bashku me të vëllain Erneo Farruku. Gjykata e Durrësit e la në masën e sigurisë së arrestit në shtëpi.
Ndërkohë në dhjetor 2024, Gjykata e Posaçme i konfiskoi 27 pasuri të regjistruara në emër të Kreshnik Farrukut dhe vëllait Erneo Farrukut, përfshirë toka bujqësore, apartamente, dyqane dhe automjete./abcnews.al