Dhomat e Specializuara në një përgjigje për T7 tregojnë që 4 të akuzuarit në Hagë do të gjykohen me procedurë të përbashkët.
Ish krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe Sali Mustafa po mbahen në paraburgim pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.
Ata u arrestuan pas urdhrit të Prokurorit të Specializuar me dyshimin për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Aktakuza ndaj tyre u konfirmua me 26 tetor të vitit 2020 teksa u bë publike me 5 nëntor të po të njëjtit vit.
Por gjykim ndaj tyre ende nuk ka filluar. E një datë se kur mund të fillojë gjykimi ndaj të akuzuarve nuk dihet. Meqë sipas Dhomave të Specializuara procesi është në fazën paragjyqësore.
Dhomat e Specializuara
Në çështjen Prokurori Specialist kundër Thacit dhe të tjerëve gjyqtari i procedurës paraprake ende nuk ka marrë vendim se kur lënda do të transferohet në trupin gjykues. Çështja është aktualisht në fazën paragjyqësore. Gjatë kësaj faze, Gjyqtari i Procedurës Paraprake mban seanca dëgjimore, sipas nevojës, për përgatitjen e procedurave dhe vendos për sfidat fillestare të ngritura nga i akuzuari (referuar si mocione paraprake). Prokurori Specialist duhet të ndajë me Mbrojtjen provat që mbështesin akuzën dhe deklaratat e të gjithë dëshmitarëve që Prokurori Special ka ndërmend të thërrasë në gjyq, si dhe dokumentet dhe provat që ai synon të paraqesë në gjyq. Po kështu, Mbrojtja duhet të ndajë me Prokurorin Specialist një listë të dëshmitarëve dhe çdo provë tjetër që ata synojnë të përdorin. Ky proces quhet zbulim. Në dëgjimet e fundit publike, Mbrojtja dhe Prokurori Specialist kanë diskutuar kur ky proces mund të përfundojë. I takon gjyqtarit të procedurës paraprake që të vendosë, bazuar në argumentet e palëve, kur do të paraqiten Dosjet e Procedurës Paraprake.
Ndërsa në Institutin e Kosovës për Drejtësi po thonë që gjyqtarët prokurorët dhe mbrojta e të akuzuarve duhet të bëjnë të pamundurën që këto gjykime të fillojnë sa më shpejt.
Mirëpo edhe pse nuk dihet data se kur të akuzuarit do të dalin para gjykatësit Dhomat e Specializuara bëjnë me dije që do të jetë një gjyq i përbashkët për Thaçin e të tjerët.