Alessio Romagnoli është një ndër të paktët lojtarë që e meritojnë të mbajnë veshur bluzën e Milanit. Mbrojtësi, i cili mban shiritin e kapitenit te kuqezinjtë, u transferua në Milanello verën e vitit 2015 nga Roma për shumën e 25 milionë eurove.
Qendërmbrojtësi italian ka fjalë falënderuese për tre persona, teksa nuk i kursen fjalët e bukura për Milanin që mbetet një klub madhështor, pavarësisht se vitet e fundit kanë qenë të errëta për tifozët e shumtë.
“Milani është një sfidë e bukur për mua. Më duhet të falënderoj Berlusconin, Gallianin dhe Mihajlovic, të cilët më donin me çdo mënyrë, edhe pse isha vetëm 20 vjeç. Po flasim për një nga klubet më të titulluara dhe çdo futbollist dëshiron të veshë këtë fanellë kaq të lavdishme“, thekson kapiteni i kuqezinjve. /abcnews.al