“Krenarë për familjen Jashari”, Ballkani bën gjestin emocionues pas fitores

schedule18:56 - 26 Nëntor, 2020

schedule 18:56 - 26 Nëntor, 2020

Ballkani siguroi fitoren e radhës sot në IPKO Superliga. Ekipi nga Suhareka triumfoi 1-2 jashtë fushe përballë Drenicës dhe vazhdon të kryesojë kampionatin dardan me 32 pikë, pesë më shumë se Drita e vendit të dytë (ka luajtur një takim më pak).

Ermal Krasniqi dhe Mirlind Daku (goli i 19-të në kampionatin e këtij sezoni) shënuan në pjesën e parë golat e fitores për Ballkanin. Pas ndeshjes së luajtur në Skenderaj, ekipi i Ismet Munishit përfitoi të bënte një vizite në Prekazin legjendar.

 

Të dashur tifozë. Sot pas lojës me Drenicen vizituam kompleksin memorial të familjes Jashari. Gjithmonë falënderues dhe krenarë me veprën heroike të familjes Jashari. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës, përjetë e mote. Lavdi!”, lexohet në postimin e klubit dardan.

Në video dallohet trajneri Munishi dhe të gjithë lojtarët duke u përkulur përpara memorialit të familjes trime dhe legjendare shqiptare, shembull unik i sakrificës, qëndresës dhe dashurisë për atdhe e liri. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!