Virgil Van Dijk rinovoi sot kontratën me Liverpool. Mbrojtësi francez firmosi deri në verën e vitit 2025, do vijojë të luajë edhe katër sezone të tjera në “Anfield” dhe ndihet i lumtur e krenar për marrëveshjen e re.
30-vjeçari po punon çdo ditë për të kapur formën e mirë sportive pas dëmtimit të rëndë që e la për rreth 9 muaj jashtë fushave. Në kanalin zyrtar të “The Reds”, Van Dijk shfaqet entuziast në lidhje me rinovimin.
He’s ??? centre-half ✊
The story continues… @VirgilvDijk ? pic.twitter.com/bQInOG1ba2
— Liverpool FC (@LFC) August 13, 2021
“Fantastike, jam shumë krenar për rinovimin. Njësoj ndihen edhe familjarët e mi dhe agjencia që kujdeset për mua. Mezi po pres të përballem me të ardhmen me Liverpool. Gjetja e akordit për zgjatjen e bashkëpunimit ishte e lehtë.
Që prej ditës time të parë këtu kam ndjerë dashurinë e tifozëve, shokëve të skuadrës dhe stafit teknik. Sezoni i fundit ishte për t’u harruar për mua, por mund të mësoj diçka prej tij në lidhje me të ardhmen“, deklaroi “muri” i mbrojtjes së Liverpool. /abcnews.al