Kremtohet Pashka katolike/ Gaza, qindra të krishterë përkujtojnë mes bombardimeve vuajtjet e Jezu Krishtit

schedule23:21 - 30 Mars, 2024

schedule 23:21 - 30 Mars, 2024

Pashkët katolike festohen në mes të luftës. Qindra palestinezë të krishterë kanë gjetur strehim në kishën katolike të territorit për t’iu shmangur bombardimeve të Izraelit. 600 të krishterë të strehuar në Kishën e Familjes së Shenjtë në Gaza u mblodhën për të marrë pjesë në meshë ku përkujtuan vuajtjet te jezu krishtit.

Ata jetojnë në kompleksin e kishës, ku kanë kërkuar strehim pas shpërthimit të luftës Izrael-Hamas më 7 tetor. “Ne përballemi me frikën e përditshme të bombardimeve të Izraelit dhe snajperëve. Ne gjithashtu përballemi me urinë që ekziston në vend”, tha drejtori i strehës së kishës,

Sipas raportit ndërkombëtar të lirisë fetare të Departamentit të Shtetit për vitin 2022, rreth 1,300 të krishterë jetonin në Gaza dhe rreth 50,000 palestinezë të krishterë jetojnë në Bregun Perëndimor dhe Jerusalem.

Ndryshe nga vitet e kaluara ajo që ra në sy këtë vit ishte mungesa e papa franceskun në ritin e Udhës së Kryqit të së Premtes së Madhe të Pashkëve.

Mbi 20 mijë besimtarë morën pjesë në ceremoninë. Papa Françesku mungoi “për të ruajtur shëndetin e tij” për angazhimet e së Shtunës së Madhe dhe të Dielës së Pashkëve, njofton Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!