Kremtohet Pashka/ Besimtarët në të gjithë vendin ndoqën meshën në kisha

schedule15:20 - 5 Maj, 2024

schedule 15:20 - 5 Maj, 2024

Besimtarët ortodoksë në mbarë vendin kremtojnë festën e Pashkës, një ndër ngjarjet më të rëndësishme në kalendarin e të krishterëve, e cila simbolizon ngjalljen e Jezu Krishtit.

Në Korçë,  qytetarët u mblodhën në katedralen “Ringjallja e Krishtit”, i cili ka krijuar një traditë të veçantë në festimin e kësaj dite. Metropoliti, në mesazhin e tij të mbajtur në shesh para besimtarëve, uroi që drita e pashkës të ndriçojë zemrat dhe mendjet e njerëzve.

Ne Elbasan qytetaret u luten për më shumë paqe e shëndet.

Edhe në Gjirokastër, shumë besimtarë ortodoksë morën pjesë në meshën për ringjalljen e Krishtit. Ata ndezën qirinj për të çuar në shtëpi dritë si simboli i kësaj feste.

Besimtarët ortodoksë në Fier  ndezën qirinj dhe festuan me fishekzjarrë.

Në Vlorë, mesha u drejtua nga At Konstandin Prifti ndërsa besimtarët kanë marrë flakën e shenjtë që simbolizon dritën. Mesha u mbajt edhe në kishën e Nartës, një nga zonat ku Pashkët kanë një vëmendje të veçantë nga besimtarët. Dhjetëra besimtarë të Nartës kanë mbërritur edhe nga Greqia për të festuar se bashku me të afërmit e tyre.

Festimet me rastin e Pashkës nuk munguan edhe në Durrës e Shkodër