Kremlini: Wagner nuk ekziston nga pikëpamja ligjore

schedule17:04 - 6 Shtator, 2023

schedule 17:04 - 6 Shtator, 2023

Sekretarja e Brendshme britanike, Suella Braverman e ka përshkruar ushtrinë mercenare private të Yevgeny Prigozhin si “të dhunshme dhe shkatërruese” , duke vepruar “si një mjet ushtarak i Rusisë së Vladimir Putinit jashtë vendit”, pas vendimit të Britanisë për të caktuar ëagnerin një organizatë terroriste.

Ndërsa Kremlini thotë se kompania mercenare ëagner nuk ekziston nga pikëpamja juridike. “Nuk ka asgjë për të komentuar. Ndoshta dikush mund të shtojë se, nga pikëpamja juridike, nuk ekziston një organizatë e tillë,” tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, raportojnë mediat e huaja.

Siria, Libia dhe shumë vende në Afrikë janë fusha veprimi për ëagnerin, i cili ka rekrutuar mijëra të burgosur kriminalë nga burgjet ruse për të luftuar në Ukrainë. Pas rebelimit të shkurtër kundër udhëheqjes ushtarake ruse dhe rrëzimit të avionit që vrau liderin e organizatës Yevgeny Prigozhin dhe komandantin e saj Dmitry Utkin, ajo që ka mbetur nga ëagner është tani në Bjellorusi dhe nuk është e qartë se çfarë do të ndodhë me shërbimet e sigurisë në shumë vende afrikane si Mali dhe Republika e Afrikës Qendrore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!