Kremlini: Vendosja e raketave me rreze të gjatë veprimi në Gjermani po na çon drejt “Luftës së Ftohtë”

schedule09:05 - 12 Korrik, 2024

schedule 09:05 - 12 Korrik, 2024

Kremlini dënoi të enjten vendimin e SHBA-së për të vendosur  raketa me rreze të gjatë veprimi në Gjermani, duke denoncuar një rikthim në “luftën e ftohtë” mes konfliktit të armatosur të mbështetur nga Perëndimi me Ukrainën.

“Gjermania, SHBA, Franca, Britania janë të përfshira drejtpërdrejt në konfliktin për Ukrainën, duke na çuar drejt luftes së ftohtë”, tha Dmitry Peskov.

“E gjithë kjo po bëhet për të siguruar humbjen tonë strategjike në fushën e betejës,” vazhdoi zëdhënësi.

“Kjo nuk është një arsye për të qenë pesimist, përkundrazi, është një arsye për t’u bashkuar dhe për të përdorur potencialin tonë të madh për të arritur të gjitha qëllimet që kemi vendosur në kuadër të operacionit special ushtarak” në Ukrainë, shtoi Peskov.

Shtëpia e Bardhë njoftoi dje se SHBA do të vendosë periodikisht nga viti 2026 pajisje të reja në Gjermani, të cilat do të lejojnë goditje në distanca shumë më të mëdha se sistemet e zhvilluara aktualisht në Europë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!