Kremlini vazhdon “hakmarrjen” ndaj gazetares që doli kundër luftës, shërbimi i sigurisë i bastis shtëpinë

schedule15:37 - 10 Gusht, 2022

schedule 15:37 - 10 Gusht, 2022

Gazetarja ruse Marina Ovsyannikova, e cila protestoi “live” në televizion për luftën që vendi i saj nisi ndaj Ukrainës, ka thënë se shërbimet ruse të sigurisë i kanë bastisur shtëpinë.

Muajin e kaluar Marina Ovsyannikova u gjobit me 50,000 rubla (800 dollarë) për komentet që ajo bëri për luftën.

Ovsyannikova shkroi në Telegram se 10 oficerë nga Komiteti Hetues i Federatës Ruse, një organ i fuqishëm federal i ngjashëm me FBI-në, hynë në shtëpinë e saj, duke frikësuar vajzën e saj të vogël, bën me dije BBC.

Dmitry Zakhvatov, një avokat i grupit të të drejtave të njeriut në media, OVD-Info, ka thënë se ajo u arrestua në bazë të një ligji për shpërndarjen e informacionit të rremë për forcat e armatosura të vendit, i cili mbart 15 vjet burg.

Ovsyannikova tha se bastisja është e lidhur me një protestë të vetme në Moskë muajin e kaluar, kur ajo mbajti një pankartë ku shkruhej se Vladimir Putin ishte një “vrasës”.

Në prill, Ovsyannikova u punësua nga një media gjermane për të raportuar për Ukrainën dhe Rusinë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!