“Uashingtoni po e shtyn Kievin që të zhvillojë luftën dhe nuk kursen asnjë shpenzim për ta bërë këtë, por kjo nuk mund të ndikojë në rrjedhën e operacionit special ushtarak”.
Kështu iu tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, shkruan Tass.
Duke komentuar mbi informacionin se sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken mund të njoftojë ndarjen e ndihmës financiare shtesë për Ukrainën gjatë vizitës së tij në Kiev, zëdhënësi tha:
“Ne kemi dëgjuar vazhdimisht deklarata se ataSHBA-të synojnë të vazhdojnë ‘të ndihmojnë’ Kievin. me fjalë të tjera, ata do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën, e cila në fakt është në gjendje lufte, dhe ta bëjnë këtë luftë deri në ukrainasin e fundit, duke mos kursyer asnjë shpenzim. Kështu e shohim ne. Ne e dimë këtë. “
“Kjo nuk do të jetë në gjendje të ndikojë në rrjedhën e operacionit special ushtarak,” vuri në dukje Peskov./abcnews.al