Kremlini: Sanksionet e perëndimorëve nuk do të ndryshojnë qëndrimin e Rusisë ndaj Ukrainës

schedule11:58 - 1 Mars, 2022

schedule 11:58 - 1 Mars, 2022

Sanksionet e Perëndimit nuk do ta bëjnë kurrë Rusinë të ndryshojë pozicionin e saj ndaj Ukrainës, sipas një deklaratë të Kremlinit, shkruan The Guardian

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se ndërsa kanë filluar negociatat e midis Moskës dhe Kievit, nuk ka plane për bisedime midis presidentëve të dy vendeve. Peskov hodhi poshtë akuzat për sulme ruse ndaj objektivave civile dhe përdorimin e municioneve kundrejt tyre.

Ai nuk pranoi të jepte një vlerësim të situatës ushtarake në terren në ditën e gjashtë të pushtimit rus të Ukrainës, të cilin Kremlini e përshkruan si operacion special për çmilitarizimin e vendit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!