Kremlini tha se retorika e liderëve perëndimorë mbi përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore ishte e dëmshme dhe provokuese, shkruan CNN.
“Ne shprehim keqardhjen tonë që krerët e shteteve perëndimore përfshihen çdo ditë në retorikë bërthamore”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, duke shtuar se një praktikë e tillë ishte “provokuese”.
Peskov shtoi se nuk kishte pasur asnjë përpjekje nga asnjëra palë për të diskutuar një takim të mundshëm me presidentin amerikan Joe Biden.
Ditën e djeshme, lidërët e G7 u zotuan të vazhdojnë të ofrojnë mbështetje financiare, humanitare, ushtarake, diplomatike dhe ligjore për Ukrainën, duke shtuar në një deklaratë pas thirrjes së liderëve se çdo përdorim nga Rusia i armëve bërthamore do të përballej me pasoja të rënda.
/abcnews.al