Kremlini: Raketat me rreze të gjatë veprimi do të përshkallëzojnë konfliktin në Ukrainë

schedule15:01 - 1 Shkurt, 2023

schedule 15:01 - 1 Shkurt, 2023

Në një deklaratë ditën e sotme, Kremlini tha se raketat me rreze më të gjatë të përfshira në një paketë të ardhshme të ndihmës ushtarake të Shteteve të Bashkuara për Ukrainën do të përshkallëzojnë konfliktin, por nuk do të ndryshojnë kursin e tij.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gjithashtu gazetarëve se presidenti rus Vladimir Putin nuk ka në plan të bisedojë me presidentin amerikan Joe Biden.
Paketa e ndihmës ushtarake prej 2.2 miliardë dollarësh pritet të përfshijë për herë të parë raketa me rreze më të gjatë veprimi.

Raketat do të lejojnë Ukrainën, e cila ka thënë se planifikon të rimarrë të gjithë territorin e saj me forcë, duke përfshirë Krimenë e aneksuar, të godasë më thellë në territorin e kontrolluar nga Rusia.

I pyetur për paketën e re të ndihmës, zëdhënësi i Kremlinit Peskov tha se “po, është një mënyrë e drejtpërdrejtë për të përshkallëzuar tensionet, për të ngritur nivelin e përshkallëzimit.

Ajo kërkon që ne të bëjmë përpjekje shtesë, por  edhe një herë  nuk do të ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve. Operacioni special ushtarak do të vazhdojë”.
Zëdhënësi i Kremlinit mirëpriti gjithashtu një ofertë nga një kompani ruse për të paguar ushtarët që shkatërrojnë tanket e prodhimit perëndimor në fushën e betejës në Ukrainë, duke thënë se kjo do të ishte një nxitje për forcat ruse për të fituar.

Kompania ruse Fores ofroi këtë javë 5 milionë rubla për ushtarët e parë që do të shkatërronin ose kapnin tanket Abrams të prodhimit amerikan ose Leopard 2 gjermanë në Ukrainë.

Sot Dmitry Peskov tha se trupat ruse do të “digjnin” çdo tank perëndimor në Ukrainë dhe shtoi se pagesa ishte një nxitje shtesë për ushtarët rusë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!