Presidenti rus, Vladimir Putin nuk diskutoi me homologun bjellorus, Aleksandër Lukashenko, mundësinë e vendosjes së armëve bërthamore në Bjellorusi.
Kështu u shpreh zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov këtë të enjte, shkruan Reuters.
Putin, muajin e kaluar njoftoi se Rusia do të vendoste armë bërthamore në territorin e fqinjit të saj. Moska thotë se kjo lëvizje është e detyrueshme për shkak të zgjerimit të aleancës ushtarake të NATO-s drejt kufijve të Rusisë./abcnews.al