Kremlini pranon se kërcënimi ukrainas ekziston

schedule12:27 - 1 Gusht, 2023

schedule 12:27 - 1 Gusht, 2023

Kremlini ka pranuar se ekziston një kërcënim nga Ukraina pas sulmit me dron të ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në Moskë. Një ndërtesë shumëkatëshe në rrethin financiar të kryeqytetit rus u dëmtua në sulm për herë të dytë në tre ditë.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se ishte e qartë se kishte një kërcënim, por refuzoi të komentonte më tej.

Më herët, ministria ruse e mbrojtjes e quajti incidentin një tentativë “sulm terrorist” ukrainas.

Kyiv zakonisht nuk merr përgjegjësinë për incidente specifike në territorin rus dhe nuk ka komentuar ende për sulmin e fundit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!