Gjatë një konference të përditshme me gazetarët, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se përdorimi i aseteve të sekuestruara ruse për rindërtimin e Ukrainës do të ishte vjedhje, shkruan skynews.
Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner, u tha katër gazetave europiane këtë javë se ishte i hapur ndaj idesë së konfiskimit të aseteve shtetërore ruse për të financuar rindërtimin e Ukrainës dhe se planet për këtë qëllim tashmë po diskutoheshin mes anëtarëve të dy grupeve.
Por Peskov u tha gazetarëve se askush nuk e kishte informuar Rusinë për një iniciativë të tillë, të cilën ai e përshkroi si një “të paligjshme, flagrante dhe sigurisht që kërkon një përgjigje të duhur. Në fakt, do të ishte vjedhje e drejtpërdrejtë”.
Fuqitë kryesore perëndimore të G7 ndaluan transaksionet me bankën qendrore të Rusisë dhe ngrinë asetet, me vlerë rreth 240 miliardë paund.
/abcnews.al