Në përditësimin e tij të fundit mbi bisedimet e paqes midis Ukrainës dhe Rusisë, Kremlini ka thënë se nuk ka ende asnjë shenjë përparimi, sipas skynews.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se për të arritur një rezultat, duhet shumë kohë dhe punë. Megjithatë, ai vlerësoi faktin që Ukraina ka paraqitur kërkesat e saj për përfundimin e konfliktit në një draft.
Pas raundit të fundit të bisedimeve të paqes, Rusia tha se do të “reduktonte në mënyrë drastike” aktivitetin e saj ushtarak rreth Kievit dhe Chernihiv. Por zyrtarët perëndimorë dhe ukrainas janë shprehur skeptikë për këtë, me Ukrainën e cila tha bombardimet në Chernihiv ” kanë vazhduar gjatë gjithë natës”.
/abcnews.al