Presidenti rus Vladimir Putin do të vizitojë Turqinë ku do të bisedojë me presidentin turk, njoftoi zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.
Peskov tha se Putin do të vizitojë Ankaranë dhe do të bisedojë me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan në një moment pas zgjedhjeve presidenciale të Rusisë në mars.
Presidenti rus foli këtë të hënë në telefon me Erdoganin, të cilin e uroi për ditëlindjen e tij të 70-të, njoftoi administrata e presidentit turk.
“Putin falënderoi presidentin tonë për kontributin e tij në zhvillimin e marrëdhënieve miqësore turko-ruse”, thuhet në deklaratë./abcnews.al