Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov deklaroi se aktualisht, po ushtrohet presion i paprecedentë në shumë vende të botës, veçanërisht ndaj Serbisë.
Peskov u shpreh se Moska pret që çështjet më problematike të zgjidhen në kuadër të një dialogu konfidencial dhe partneriteti me miqtë serbë.
“Ne e kuptojmë në mënyrë të përkryer se çfarë lloj presioni të paprecedentë, të ashpër, të paligjshëm, në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, ushtrohet mbi shumë vende, duke përfshirë Serbinë. Për Serbinë në veçanti. Dhe ne e vlerësojmë shumë qëndrimin që ka marrë Serbia deri më tani, ne e kuptojmë se kushtet janë duke ndryshuar, por presim që çështjet më problematike do t’i zgjidhim në kuadër të dialogut të partneritetit tonë konfidencial me miqtë tanë serbë”, u tha Peskov gazetarëve.
Reagimi i Peskov vjen pas deklaratës së ministrit të Ekonomisë së Serbisë, Rade Basta, i cili ka kërkuar që qeveria të shpallë urgjentisht vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë./abcnews.al