Kremlini kritikon strategjinë e sigurisë kombëtare të Trump

schedule16:04 - 19 Dhjetor, 2017

schedule 16:04 - 19 Dhjetor, 2017

Zyrtarë të Kremlinit, kritkojnë Strategjinë e re të Sigurisë Kombëtare të prezantuar nga Presidenti Trump, megjithëse mrëpresin bashkëpunimin e fundit në disa fusha me amerikanët.

Kremlini, ka shprehur kritika kundër strategjisë se re për Sigurinë Kombëtare të prezantuar nga Presidneti Trump, por ka mirëpritur bashkëpunimin e mirë në disa fusha të caktuara. Një ditë më parë, administrata Trump zbuloi një dokumnet sigurie – që akuzonte Rusinë për ndërhyrje në cështjet e brendshme të shteteve të tjera.

Një lexim i shpejtë i pjesëve kryesore të strategjisë në një mënyre ose tjetër e cilëson vendin tonë si imperialist – deklaroi zëdhënësi i Kremilinit, Dimitri Peskov. Ai, vijo duke thënë se Moska nuk është dakord me pikëpamjen që e sheh Rusinë, si rrezik për Shtetete e Bashkuara të Amerikës.

Sipas, Shtëpisë së Bardhë, dokumenti strategjik i Presidentit Trump, nuk përfshinte akuza nga agjencitë e sigurisë amerikane për ndërhyrjet e Moskës në zgjedhjet amerikane të vitit 2016. Por, reflekton një pikëpamje të diplomatëve amerikanë që Rusia vazhdimisht cënon interesat amerikane brenda dhe jashtë vendit.

Trump, vazhdimisht ka kërkuar përmirësimin e marrëdhënieve me Presidentin Putin, edhe pse Rusia vazhdimisht ka ndjekur një politikë kundërt me SHBA në konfliktet në Siri, Ukrainë dhe me cështjen e Koresë së Veriut.

Ndërkohë, Departamenti i Drejtësisë amerikane vazhdon hetimet në lidhje me ndërhyrje Ruse në fushatën e Trump, dicka që Moska dhe Trump e kanë mohuar në mënyrë kategorike./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!