Kremlini: Komunikimi me SHBA-në duhet të jetë mbi bazën e “respektit të ndërsjellë dhe përfitimit reciprok”

schedule14:11 - 15 Qershor, 2022

schedule 14:11 - 15 Qershor, 2022

Gjatë një konferencë, për shtyp, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u pyet për gjendjen e marrëdhënieve SHBA-Rusi, duke thënë se komunikimi mes të dyjave vendeve mbetet thelbësor, sipas The Guardian.

“Komunikimi është thelbësor, në të ardhmen do të na duhet të komunikojmë. SHBA nuk po shkon askund, gjithashtu edhe Europa kështu që disi do të duhet të komunikojmë me ta”, tha Peskov.

Ai tha se situata aktuale e bënte “të pamundur” që të dy palët të kthehen në atë që ai e quajti “fryma e Gjenevës” – një referencë për një samit të vitit 2021 midis presidentit amerikan, Joe Biden, dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin.

Në vend të kësaj, komunikimi i ardhshëm midis dy vendeve duhet të jetë mbi bazën e “respektit të ndërsjellë dhe përfitimit të ndërsjellë”, tha Peskov, duke shtuar se kjo nuk është një temë në horizontin afatshkurtër.

/abcnews.al