Kremlini: Kina nuk do të ndikohet nga presioni i Macron dhe Von der Leyen

schedule14:55 - 7 Prill, 2023

schedule 14:55 - 7 Prill, 2023

Në një deklaratë ditën e sotme, Kremlini tha se ishte në dijeni të bisedave mes presidentit kinez Xi Jinping, homologut të tij francez Emmanuel Macron dhe Presidentes së Komisionit Europian Ursula von der Leyen, por tha se dyshonte se Kina do të ndryshonte qëndrimin e saj ndaj konfliktit në Ukrainë nën presionin e të huajve.

Kina ka propozuar “planin e saj të paqes” për Ukrainën në ndërhyrjen e parë të madhe diplomatike të Pekinit në konflikt, por Ukraina dhe udhëheqësit perëndimorë mbeten skeptikë për marrëdhëniet e ngushta të Xi me presidentin rus Vladimir Putin.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve sot se presidenca ruse “monitoroi” bisedimet midis BE-së dhe Kinës, por theksoi se Rusia ka vazhdon të këtë marrëdhënie të ngushta me Pekinin.

“Kina është një fuqi  serioze, dhe është dominuese. Nuk është ai vend që ndryshon pozicionet nën ndikimin e huaj ,” vuri në dukje Peskov, duke iu përgjigjur një pyetjeje nëse Rusia është e shqetësuar për diçka të tillë.”

Pas bisedimeve, Xi shprehu gatishmërinë për të folur drejtpërdrejt me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, sipas von der Leyen, ndërsa Macron tha se i kërkoi Pekinit ta bëjë Rusinë të arsyetojë.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!