Kremlini deklaroi të hënë se Kina kishte çdo të drejtë t’i përgjigjet atyre që i quajti “provokime” të përsëritura kundër saj dhe të kryejë stërvitje ushtarake rreth Tajvanit.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se të gjithë duhet të respektojnë Kinën dhe veprimet e saj që ishin në përputhje me ligjin ndërkombëtar, shkruan Reuters.
“Në një periudhë shumë të shkurtër kohe, ju dhe unë kemi qenë dëshmitarë të veprimeve të përsëritura që kanë qenë provokuese ndaj Republikës Popullore të Kinës. Dhe, sigurisht, Kina ka të drejtën sovrane për t’iu përgjigjur këtyre veprimeve provokuese, duke përfshirë kryerjen e manovrave ushtarake në përputhje të rreptë me ligjin ndërkombëtar”, theksoi ai.
Peskov sugjeroi gjithashtu se Franca nuk mund të ndërmjetësojë një paqe në Ukrainë. Kjo sepse sipas tij, Parisi është “i përfshirë në mënyrë indirekte dhe të drejtpërdrejtë në këtë konflikt nga ana e Ukrainës./abcnews.al