Kremlini i zemëruar me mjetet e blinduara që Perëndimi po i jep Kievit, paralajmëron popullin ukrainas

schedule14:10 - 9 Janar, 2023

schedule 14:10 - 9 Janar, 2023

Në një deklaratë ditën e sotme, Kremlini tha se dërgesat e reja të armëve perëndimore, duke përfshirë automjete të blinduara të prodhimit francez, në Kiev do të “intensifikojnë vuajtjet e popullit ukrainas” dhe nuk do të ndryshojnë rrjedhën e konfliktit.

Franca dhe Gjermania njoftuan javën e kaluar se do të dërgonin tanke në Ukrainë , duke rritur mbështetjen e tyre ushtarake për Kievin. SHBA-ja ka thënë se do të dërgojë gjithashtu tanke të blinduara ushtarake për Ukrainën.

“Dërgesat e armëve nuk do të ndryshojnë asgjë,” u tha gazetarëve sot zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

“Këto furnizime vetëm sa do të rrisin vuajtjet e popullit ukrainas dhe do të zgjasin vuajtjet e tyre. Ata nuk do të mund të na pengojnë në arritjen e qëllimeve të operacionit special ushtarak”, tha Peskov.

“Putin dhe Macron kanë kontakt të vazhdueshëm, ka pauza në dialog, por në fazat e mëparshme ky kontakt ishte mjaft i dobishëm dhe konstruktiv, pavarësisht dallimeve,” tha Dmitry Peskov.

Kremlini tha gjithashtu sot se pavarësisht vendimit të Francës për të dërguar më shumë armë në Kiev, Moska vlerëson kontributin e presidentit Emmanuel Macron në ruajtjen e dialogut midis Perëndimit dhe Rusisë.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!