Kremlini hedh poshtë zërat: Putin nuk ka në plan të tërhiqet

schedule15:57 - 6 Nëntor, 2020

schedule 15:57 - 6 Nëntor, 2020

Kremlini ka mohuar mundësinë që Vladimir Putin të jetë duke planifikuar të largohet pas zërave se presidenti rus mes pretendimeve se po vuan nga një sëmundje, dhe mund të lërë detyrën nga janari.

E ardhmja e burrit të fortë 68-vjeçar ka qenë objekt i spekulimeve në rritje pasi kritiku i shquar Profesor Valery Solovei sugjeroi që udhëheqësi kishte Parkinson dhe që familja e tij, dhe e dashura Alina Kabaeva, e kanë nxitur të dilte në pension në vitin e ri.

Por të premten në mëngjes, zëdhënësi i Kremlinit dhe zëvendës shefi i stafit Dmitry Peskov këmbënguli se Putin ishte në ‘shëndet të shkëlqyeshëm’ dhe hodhi poshtë pretendimet duke i cilësuar si “marrëzi të plota”.

I pyetur nëse Putin po planifikon të tërhiqet në të ardhmen e afërt siç kishte sugjeruar Solovei, Peskov tha ‘jo’ duke shtuar: “Çdo gjë është në rregull me Presidentin.”

Lajmi vjen në një kohë kur thuhet se lideri rus po bën plane pensioni duke prezantuar një projekt-ligj të ri që do ta bënte atë një senator për jetë dhe do t’i garantonte imunitet të përjetshëm pas detyrës. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!