Kremlini fajëson Kievin për pezullimin e negociatave të paqes, Zelensky: Është i nevojshëm një takim me Putinin

schedule12:31 - 27 Maj, 2022

schedule 12:31 - 27 Maj, 2022

Bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës kanë ngecur prej disa javësh, ndërsa palët akuzojnë njëra-tjetrën për pezullimin e negociatave, shkruan BBC.

Presidenti Zelensky tha se Ukraina nuk është “e etur” të bisedojë me homologun e tij rus Vladimir Putin, por një bisedë mes të dyve është e nevojshme, theksoi ai.

“Duhet të përballemi me realitetin ku po jetojmë. “Çfarë duam nga ky takim… Ne duam të na rikthehet jeta. Ne duam t’i rikthejmë sovranitetin vendit”, tha ai, duke shtuar se Rusia nuk duket e gatshme për bisedime serioze paqeje.

Ndërkohë, Kremlini nga ana tjetër ka akuzuar Ukrainën për pezullimin e negociatave. Zëdhënësi Dmitry Peskov u tha gazetarëve të premten se ishte e paqartë se çfarë dëshironte Kievi.

Peskov akuzoi udhëheqjen ukrainase për “deklarata kontradiktore”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!