Kremlini e quan të paligjshëm ndalimin e Lituanisë të mallrave që kalojnë nga enklava ruse

schedule14:17 - 20 Qershor, 2022

schedule 14:17 - 20 Qershor, 2022

Vendimi i Lituanisë për të ndaluar tranzitin e mallrave të sanksionuara drejt Rusisë përmes rajonit të Kaliningradit – enklava ruse në Bashkimin Europian  është “e paprecedentë” dhe Rusia e konsideron atë “të paligjshëm”, sipas zëdhënësit të Kremlinit Dmitry Peskov, shkruan CNN.

“Ky vendim është vërtet i paprecedentë. Kjo është një shkelje e gjithçkaje,” u tha Peskov gazetarëve gjatë një konference  të hënën.

“Ne e konsiderojmë gjithashtu të paligjshme,” tha Peskov, duke shtuar se Kremlini do të duhet të analizojë situatën me kujdes. “Është pjesë e një bllokade, sigurisht,” tha ai.

Hekurudhat e Lituanisë, kompania shtetërore hekurudhore, e kishte njoftuar Rusinë se duke filluar nga mesnata e 18 qershorit, trenat t që janë sanksionuar nga BE nuk do të lejohen të kalojnë më, tha guvernatori i rajonit të Kaliningradit Anton Alikhanov në Telegram.

Lista e mallrave të ndaluara përfshin materiale ndërtimi, çimento, metale dhe “një numër mallrash të tjera të rëndësishme si për ndërtim ashtu edhe për prodhim”, sipas Alikhanov. Vendimi i Lituanisë është i fundit i një shteti anëtar të BE për të sanksionuar Rusinë pas pushtimit të Ukrainës në shkurt.

Në fund të majit, Bashkimi Eiropian ra dakord të ndalojë 90 për qind të importeve të naftës ruse deri në fund të vitit, përveç masave të tjera, thanë në atë kohë udhëheqësit e Këshillit Europian.

Ndërkohë nShtëpia e Bardhë njoftoi një raund tjetër sanksionesh që synojnë zyrtarët e qeverisë ruse dhe elitat pranë presidentit rus Vladimir Putin me një sërë sanksionesh të reja financiare dhe diplomatike në fillim të qershorit.

Shtëpia e Bardhë tha në një deklaratë se sanksionet e fundit janë të projektuara “për të goditur evazionin dhe për të forcuar sanksionet tona për të rritur zbatimin dhe për të rritur presionin ndaj Putinit”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!