Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, këtë të enjte ka deklaruar se Deti i Zi nuk do të bëhet kurrë një ” det i NATO-s “, pasi ministri i Jashtëm i Ukrainës i bëri thirrje aleancës Atlantike që të luajë një rol më qendror në sigurinë e rajonit.
“Është koha për të krijuar një rrjet global sigurie për të gjitha kombet e rajonit nën kërcënim” dhe për ta bërë Detin e Zi “ai që është bërë Deti Baltik: një det i NATO-s,” tha sot ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba në një mesazh përmes videove.
Nga ana tjetër përfaqësuesi rus është shprehur e është një det i përbashkët nga shumë vende, dhe duhet të jetë një det bashkëpunimi, ndërveprimi dhe sigurie për të gjitha shtetet bregdetare./abcnews.al