Kremlini: Biden ka çelësin për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë

schedule11:44 - 27 Janar, 2023

schedule 11:44 - 27 Janar, 2023

Kremlini ka deklaruar se presidenti amerikan Joe Biden ka çelësin për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë duke i dhënë udhëzime Kievit, por Uashingtoni deri më tani nuk ka treguar gatishmëri për ta përdorur atë.

Në konferencën e përditshme të shtypit, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se SHBA mund t’i jepte fund konfliktit shumë shpejt nëse do të dëshironte, por në vend të kësaj preferon të furnizojë më armë Ukrainën.

Moska ka akuzuar më parë Ukrainën për marrjen e urdhrave nga Uashingtoni dhe ka deklaruar se SHBA po e zgjat konfliktin duke furnizuar Kievin me armë. SHBA nga ana tjetër ka deklaruar se ishte Moska ajo që filloi luftën dhe se konflikti mund të përfundojë vetëm nëse Rusia tërheq trupat e saj.

Kremlini hodhi poshtë gjithashtu një lëvizje të SHBA-së për të përcaktuar grupin mercenar Ëagner një organizatë kriminale ndërkombëtare, duke thënë se Uashingtoni e ka “demonizuar” grupin për vite me radhë pa asnjë bazë.

Në të njëjtën kohë, Kremlini tha se sanksionet e reja të vendosura ndaj Rusisë nga Japonia nuk janë shkak shqetësuese pasi Rusia po përshtatet me jetën bazuar në kufizime të tilla.

Tokio deklaroi sot se do të forconte sanksionet ekonomike kundër Rusisë pas valës së fundit të sulmeve me raketa vdekjeprurëse në Ukrainë.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!