Me të takoheni çdo ditë në ‘Abc e pasdites’ në maratonën e përditshme nga e hëna në të premte, live ora 16:00. Duket se moderatori Ermal Peçi përveç ekranit e programeve televizive, paska pasion të panjohur fotografinë. Këtë e kuptuam, të paktën, nga fotosesioni i tij i fundit, një projekt fotografik me artistin e njohur Ergys Zhabjaku.
Një gërshetim gjendjesh emotive, një arratisje nga vetja drejt të panjohurës e lirisë. Këto janë disa nga ndjesitë që shoqërojnë fotografitë dhe projektin e fundit të Ermalit dhe fotografit Ergys Zhabjaku.
Kontrastet bardh e zi por edhe loja unike e dritave fotografike, sjellin aq ndryshe moderatorin e njohur të ekranit, në atë që ai e konsideron si projektin (deri më tani) unik e shpërthyes të fotografisë. Disa nga fotot ekskluzive nga projekti i gjeni të publikuara më poshtë.