Kreditimi i ekonomisë me ritme pozitive edhe në janar

schedule23:00 - 26 Shkurt, 2022

schedule 23:00 - 26 Shkurt, 2022

Kreditimi i ekonomisë në Shqipëri ka vijuar të jetë  në nivele të larta edhe gjatë janarit  2022.Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në total kredia ka arritur në 664.6 miliardë lekë.

Niveli i kreditimit në   janar të këtij viti konstatohet  me një rënie të lehtë prej 1.5 mld lekë  krahasuar me dhjetorin e 2021 por  nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar rritja është e konsiderueshme  me rreth 58 mld lekë më shumë ose 9.6% më e lartë

Peshën kryesore  dhe ritmet më të larta të kredisë rezultojnë se janë në  segmentin e ndërmarrjeve publike. Pothuajse rritje dyshifrore shënon edhe portofoli i individëve, me rreth 12.3% e ndikuar nga kërkesa për blerje banesash por në shumë raste edhe për kredi konsumatore, ndërsa për bizneset private niveli i kreditimit mbetet në nivele më të ulëta.

Biznesi privat gjatë janarit të 2022 ka marrë një mbështetje financiare  që arrin në 10.9 miliardë lekë, me një rritje të konsiderueshme krahasuar me janarin e vitit të kaluar.

Por nëse shohim nivelin e kredive të reja, statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në janar u dhanë 19.2 miliardë lekë kredi të reja që rezulton më e larta  në 5 vitet e fundit.

TOTALI I KREDISË

DHJETOR 2021    666.1 MLD LEKË

JANAR  2022        664.6 MLD LEKË

JANAR  2021       606.2 MLD LEKË


/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!