Kredite konsumatore, pse duhet t’i besoni ProCredit Bank

schedule14:30 - 7 Janar, 2022

schedule 14:30 - 7 Janar, 2022

Shpesh qytetareve dhe bizneseve iu nevojitet borxh per realizimin e investimeve te planifikuara dhe dera ku trokasin jane ose te afermit ose bankat. Ne lidhje me keto te fundit, ka nje dallim te madh sa i perket kreditimit duke bere qe qytetaret ta pesojne shpesh prej interesave teper te larta dhe kostove te tjera te padeklaruara me heret.

Per te folur per keto, por edhe se sim und t’i perdorim bankat ne avantazhin tone, e ftuar sot ne studion e “Abc e Mengjesit” perballe Alban Mustes ishte Fatjona Selimaj nga “Pro Credit Bank”.

Si ishte viti 2021 per ju?

Viti 2021 duhet te them qe ishte nje vit i suksesshem ne aspektin e arritjeve te objektivave qe i kishim vendosur vetes ne fillim te tij. Ne te njejten kohe mund te them qe kemi patur edhe sfida. Ne jemi nje banke ndryshe, pra pertej objektivave numerike ne kemi dhe objektiva cilesore.

Jemi nje banke qe eshte e fokusuar ne zhvillimin e ekonomive ne te cilat operojme, qe do te thote se jemi te fokusuar edhe ne rritjen e ndergjegjesimit te individeve per sherbimet financiare qe ata marrin. Na ka takuar detyra e veshtire, e edukimit te konsumatorit ne perzgjedhjen e kujdesshme te sherbimeve bankare qe mund te duken joshese nga bankat konkurrente.

Mund te them se jemi e vetmja banke e pergjegjshme ne treg, ku fokus ngelet gjithmone mireqenia e klientit. Kjo ka qene edhe sfida me e madhe per kete vit, pra ngritja e zerit dhe ndergjegjesimi i konsumatorit per te mos rene pre e reklamave ne dukje joshese nga shume instiutcione bankare.

Cilat jane keto sherbime qe ne dukje jane joshese, por ne te vertet jane te demshme per konsumatorin?

Besoj Alban, i ke vene re neper qytet reklamat ne cdo stacion autobuzi apo ne televizion per kredi konsumatore, ku jo rralle pompohen edhe me 0% interes. Si bankiere qe jam, me vjen per te qeshur pasi me duket sikur rrethohem nga organizata jofitimprurese qe kane dale te japin ndihme ekonomike, nen emrin e kredive konsumatore, gje qe nuk eshte e vertete.

Lexo edhe: Shtëpi e re? Investo sot dhe përfito kushtet më të mira në treg

Harrojeni qe ne treg ka kredi me 0%, mbi te gjitha kredi konsumatore. Eshte e rende qe me duhet ti them keto fjale, pasi pranoj qe sektori financiar eshte jo transparent me konsumatorin, por ky eshte tregu ne te cilin ne si banke duhet te operojme.

Po ju e ofroni si sherbim, kredine konsumatore?

Kredia konsumatore eshte kryefjala e shume bankave dhe mbi te gjitha e institutcioneve mikrofinanciare. Eshte sherbimi me fitimprures per bankat dhe mikrofinancat, dhe sherbimi qe ka me pak nevoje per ekpertize per tu ofruar. Kushdo mund te te jape nje kredi konsumatore. Por jo banka jone.

Dua qe ta mbani ne mend kete gje. E thashe dhe e rithem qe ne jemi nje banke e fokusuar ne zhvillimin e ekonomive ne te cilat operojme, dhe per aq kohe sa ne nuk e ofrojme kete sherbim dhe heqim dore nga keto fitime, mendoj se eshte treguesi me i madh qe keto kredi nuk e zhvillojne ekonomine e vendit, madje perkundrazi jane plaga me e madhe e shoqerise.

Keto jane kredite me normat me te larta te interesit dhe per dijeni te qytetareve, norma e interesit nuk eshte asgje tjeter pervec matesit te riskut te kredise. Sa me e larte te jete norma e interesit, aq me i vogel eshte probabilieti qe kjo kredi te paguhet ne kohe, qe do te thote se bankat me vetedije te plote perdorin fondet e depozituesve per te kredituar qytetaret per te blere telefona apo rroba me keste, kur e dine qe ndoshta kjo kredi nuk do te paguhet.

Sa jane normat e interesit per keto kredi ne treg?

Ndonjehere edhe 0%, sic te thashe. Jo nuk eshte e vertete, normat e interesit per keto kredi jane 15%, 30% apo dhe perfundon shpesh duke paguar edhe 2fishin e vleres fillestare kur behet fjale per mikrofinancen. Por dua qe ti ndaj keto te dyja, bankat edhe institucionet mikrofinanciare.

Ne shpesh bejme studime te tregut. Eshte per mua e cuditshme, se si banka te ndryshme pavaresisht se ti deklaron se paga jote eshte minimale te shtyjne qe ti ta marresh nje kredi per pushime ne Turqi dhe ta paguash per 5 vite. Nje keshillues financiar, nje bankier, te meson se si te shkosh sot me pushime dhe te punosh 5 vite per ta shlyer kete borxh. Nuk e di a te qesh a te qaj. Mbi te gjitha jane keto banka te cilat japin kredi me norma 2 shifrore dhe nderkohe keto jane fondet e depozituesve qe marrin vetem 1 apo 2% si kthim, per fondet e tyre, gje qe eshte e padrejte.

Nje person qe sjell kursimet e tij ne banke, tregon besimin me te larte ndaj atij institucioni dhe beson qe kjo banke do ti riinvestoje parate e tij ne menyren me te duhur. A mendon se financimi i pushimeve apo rrobave me keste eshte menyra me e duhur?

Ne si ProCredit jemi te fokusuar ne financimin e biznesit te mesem dhe te madhe, pasi rritja e ketyre bizneseve sjell zhvillimin e ekonomise dhe hap vende te reja pune. Ne te njejten kohe jemi te fokusuar tek kredia per shtepi, pasi duam te jemi partnere te cdo individi qe do ta ndermarri kete hap.

Ne te njejten kohe financojme rinovimin e shtepive apo vendosjen e paneleve, gjera qe me te vertet kane rendesi dhe keshilluesit tane te individit apo biznesit jane profesioniste, pra marrin kohen e tyre qe te analizojne kerkesen ne menyre qe fondte e depozituesve tane te riinvestohen ne menyren me te sigurt.

Po per mikrofinancat cfare mund te na thuash?

Mikrofinancat sot, ne mendimin tim si bankiere, nuk jane asgje me shume se dyqane parash. Me karten e identitetit ti shkon dhe merr para dhe per nje kredi te vogel prej 1000 euro perfundon duke paguar 2000 euro per 3 vite. Pra ti paguan dyfishin e shumes qe ke marre, gje qe eshte e frikshme. Me kujtojne skemat piramidale aq te famshme para me shume se 20 vitesh.

Duke qene se kontrollet jane te pakta, pra ti aplikon vetem me nje karte identiteti, ne menduam te marrim informacion se cfare ndodh nese ti nuk e paguan kredine ne kohe. Ishte teper interesante te shikoje se sa here ata te telefonojne, apo se si ushtrojne presion psikologjik tek ty.

Keto jane kredi qe zakonisht merren pa garantues, por ti gjithsesi vendos nje numer telefoni te nje familjari, i cili telefonohet prej tyre me apo pa deshiren e tij. Arrin nje pike qe ti je ne shtepi dhe mendon se po te hapesh deren do te gjesh nje oficer kredie mbrapa saj duke pritur qe ti te paguash kestin.

Pa dashur te gjykoj askend, por me duket se konsumatori sot ka presion te jashtzakonshem per te marre kredi te tilla. I gjen te reklamuara ne dyert e cdo dyqani, madje se fundmi edhe ne dyert e spitaleve. Ti e di Alban qe une jam njeri me humor, dhe ne nje dyqan pajisjesh elektronike dola me vellain e vogel per ti blere nje pajisje elektronike.

Tani e pranoj qe gjerat ishin shtrenjte dhe per kuriozitet pyeta nese mundem ta marr me keste nje laptop. Ne momentin qe me pyet zonjusha per te ardhurat, gjithe humor i pergjigjem: Po ku kam te ardhura une, nje page miniamel. Mendova se do te me perzinte por jo! Me tha qe mund te pershtasim nje kest te vogel dhe brenda 3 viteve do te kisha mundesi qe ta ripaguaja.

Pikerisht se ekziston nje presion i tille, dhe sepse ne realisht duam me te miren per ta, shpenzojme kohe se bashku ne televizion per rritjen e ndergjegjesimit.

Nje mesazh te fundit per personat qe na ndjekin?

2 jane mesazhet kryesore qe dua te percoj. I pari i drejtohet konsumatoreve dhe do te doja qe gjithsecili prej tyre te tregohet i kujdesshem ne momentin qe aplikon per nje kredi konsumatore. Mesazhi i dyte i drejtohet institucioneve financiare. Nese duam qe ti ndihmojme njerezit me te ardhura te uleta, secili nga ne mund te jape nje kontribut.

Ne si ProCredit, e kaluam fundvitin ne Shkoze tek banesat sociale duke iu organizuar nje feste per vitin e ri dhe gjate gjithe vitit jemi perpjekur te ndihmojme njerez te cilet nuk kane mundesi financiare. Kjo eshte gjeja me e mire qe mund te bejme dhe jo dhenia e kredive te kripura, te cilat fatkeqesisht keta njerez nuk mund ti perballojne.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!