Krasniqi takohet me Kamberin: Zëri i tij do të jehojë guximshëm në Kuvendin e Serbisë

schedule15:25 - 20 Korrik, 2022

schedule 15:25 - 20 Korrik, 2022

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është takuar sot me deputetin e vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberin.

Në një postim në Facebook, Krasniqi ka thënë se zëri i tij do të jehojë guximshëm edhe këtë mandat në Kuvendin e Serbisë, në mbrojtje të interesave të shqiptarëve.

“Përtej pengesave e shantazheve, zëri i Shaip Kamberit, patriotit të pandalshëm e shembullor të Luginës, do të jehoj guximshëm edhe këtë mandat në Kuvendin e Serbisë, në mbrojtje të interesave të shqiptarëve”.

“Faleminderit për vizitën e të priftë e mbara, mik!”, ka shkruar i pari i PDK-së.

Kamberi është takuar edhe me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!