Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Krasniqi pas takimit me Lajçakun: Na u tha që drafti i Asociacionit është në përputhje me Kushtetutën, tekstin nuk e kemi parë

schedule12:25 - 7 Nëntor, 2023

schedule 12:25 - 7 Nëntor, 2023

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka folur pas takimit me emisarin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak. Në një prononcim për mediat, Krasniqi theksoi se ishin informuar se drafti i Asociacionit është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës por shtoi se nuk u njohën me dokumentin.

“Ne patëm një takim me ndërmjetësin e BE-së, Miroslav Lajçak. Ishte një takim informues në lidhje me rrjedhën e procesit të javëve të fundit. Ai na informoi për hapat që janë ndërmarrë nga ana e tyre dhe po ashtu në terma të përgjithësuar shprehu qëndrimin e shteteve të BE-së dhe përfaqësuesve të tjerë që drafti i Asociacionit që i është propozuar qeverisë është një draft që është në pajtim me Kushtetutën e Kosovës dhe që nuk shkon përtej vijave të kuqe”, tha Krasniqi.

Kreu i PDK-së shtoi se nuk patën mundësi që ta shohin dhe ta konsultojnë tekstin integral të draftit për Asociacionin.

“Takimet tona do të vazhdojnë, por shqetësimet tona vazhdojnë të jenë prezentë për arsye se nuk jemi të njoftuar për detaje e siç thotë një shprehje “dreqi fshihet në detaje”, neve na duhet t’i shohim detajet e tekstit për të qenë të sigurt që një themelim i Asociacionit nuk do ta ndryshojë për të keq karakterin unitar të shtetit tonë”, shtoi Krasniqi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!