Distria Krasniqi është rikthyer në tatami për herë të parë pas medaljes së artë olimpike.
Xhudistja nga Peja do ta kërkojë medaljen e bronztë në Grand Slam Baku, që po zhvillohet aktualisht në Azerbajxhan.
Krasniqi e mposhti me Wazaari japonezen Nanako Tsubone, por më pas në çerekfinale humbi në vazhdime me Ippon nga hungarezja, Reka Pupp.
Distria për të bronztën ndeshet kundër sportistes nga Rusia, Anastasia Polikarpova. /f.a/abcnews.al

