Krasniqi: Haxhi Thaçi ishte shtyllë e fortë e vlerave atdhetare

schedule23:49 - 16 Mars, 2025

schedule 23:49 - 16 Mars, 2025

Haxhi Thaçi, babai i ish presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, ka vdekur sot pas një sëmundje.

Me të marrë vesh lajmin, ka reaguar kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

“Sot, pas një beteje të gjatë me sëmundjen, nuk u shua vetëm një njeri, por një baba që i dha Kosovës një çlirimtar, një burrë që me përkushtimin dhe edukatën e tij ndihmoi në lindjen e një epoke të re për kombin tonë”, u shpreh Krasniqi.

Ai i shprehu ngushëllime familjes.

“Haxhi Thaçi ishte më shumë se një prind – ai ishte një shtyllë e fortë e vlerave atdhetare, një njeri i urtë dhe fisnik, i cili la pas një trashëgimi të pavdekshme në historinë tonë”, theksoi ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!