Krasniqi e shpall fitoren e PDK-së në Prizren: Populli ia ka kthyer shpinën Albin Kurtit

schedule21:38 - 14 Nëntor, 2021

schedule 21:38 - 14 Nëntor, 2021

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka shpallur fitoren e këtij subjekti politik në Prizren, pasi Shaqir Totaj doli më i votuari.

Krasniqi, në një konference për medie, ka përmendur edhe fitoren e PDK-së në komuna të tjera.

“Diku diku ende janë votat duke u numëruar. Bazuar në këto rezultate, në emër të PDK-së dëshiroj të shpallë fitoren në Prizren.  Fituam në Prizren, fituam në Vushtrri, fituam në Kaçanik, fituam në Dragash, fituam në nëntë komuna të Kosovës. E ardhmja e qytetarëve tonë do të jetë në duar të sigurta, pas këtyre zgjedhjeve tashmë skena politike në Kosovë”, deklaroi ai.

“Nuk ka më politikë dominuese, populli i Kosovës ia ka kthyer shpinën Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes, sepse populli i Kosovës ia ka kthyer shpinën e modelit të udhëheqjes nga një njeri”, ka shtuar më tej ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!